Deputetja socialiste kritika për kolegët dhe tregon pengun për seancën e sotme: Parlamenti ka degraduar

Deputetja e PS-së, Romina Kuko thotë se pengu i saj i madh është se sot në Kuvend duhej t’i jepej qoftë edhe 1 minutë kohë Ditës Ndërkombëtare për Ndërgjegjësimin ndaj Autizmit.

“Mendoj që debati aty në Kuvend duhet t’i kushtohej kësaj dite qoftë për një minutë, duke qenë se kemi dhjetëra mijëra familje në vendin tonë që përballen me këtë sfidë. Unë kisha përgatitur fjalim dhe nuk patëm mundësi të flisnim. Kjo gjë është e përsëritur. E parë me sytë e një deputeti të ri, që kërkon të ndryshojë diçka, është një zhgënjim i madh”, tha Kuko.

Skenat që pamë sot në Parlament, për të nuk janë përplasje të rastësishme mes deputetëve, por tregojnë një simptomë degradimi të parlamentarizmit.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Tregojnë një standard të ulët të parlamentarizmit. Aty ku duhet të përplasen idetë, përplasen objekte. Kështu që, nuk ndihem absolutisht mirë, përkundrazi është një shqetësim shumë i madh, pasi ajo klimë dhune për fat të keq transferohet edhe në shoqëri”,-tha në ”A2cnn”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?