Deputetja Suzana Topi: Kryebashkiaku i Prrenjasit të tregojë pse ka ndryshuar emrin
Deputetja Suzan Topi ka akuzuar kreun e Bashkisë së Prrenjasit, Nuredin Belba, se pas marrjes së mandatit në mënyrë të paligjshme më 30 qershor ka nisur shkarkimet e në administratë.
Në një reagim në Facebook, Suzana Topi ka dhe një pyetje për kryebashkiakun që lidhet me ligjin e dekriminalizimit. Ajo i kërkon të zgjedhurit të PS të tregojë publikisht arsyet e ndryshimit të emrit.
Deklarata e plotë e deputetes Suzana Topi
Mediat e kazanit të Rilindjes Socialiste të Edi Ramës, po mundohen të baltosin imazhin tim. Kuptohet që kjo është një luftë politike ndaj meje dhe bashkëshortit tim. Përpara se “kryetari” i Bashkisë Prrenjas Z. Nuredin Belba i cili e mban këtë detyrë pa garë dhe pa u votuar nga shumica e zonës që braktisën zgjedhjet farsë të 30 – të Qershorit duhet të tregojë arsyen e ndryshimit së emrit të tij.
Duhet të përgjigjet për spastrimin e administratës ,që u zëvendësuan me militantë socialist. Kush nga juristët e administratës të Bashkisë po heton këta punonjës Z.Nuredin?
Ato që morën raporte fiktive dhe ikën njëra në Turqi ,dhe tjetra në Jugun e Shqipërisë? Dua ti kujtoj Ministres të Shëndetësisë dhe “shefit“ të Nuredinit ,se premtimet e dhëna për rikonstruksionin e spitalit të Prrenjasit nuk janë mbajtur , dhe se banorët përballen cdo ditë me kushtet skandaloze ,dhe mungesën e ilaceve.
Po ashtu Ministrja e Drejtësisë të merret me krimin dhe korrupsionin ,që po e mban peng ketë vend. Këta pushtetarë që paguajnë media dhe kanale televizive për propagandë ,duhet ti thonë Shqiptarëve pse vëndi po boshatiset?
Pse borxhi publik është rritur? Kush janë oligarkët që përfitojnë nga koncesionet/PPP?si bëhen emërimet në institucionet Shtetërore? Pse bizneset po mbyllen ? Pse taksat po rriten? . Kjo qeveri ka rënë sepse ka vrarë shpresën e Shqiptarëve.