Deputetja Topi: Era e fitores së opozitës të bashkuar po afron. Sot Rama sfidoi hapur BE-në
Deputetja Suzana topi, në fjalën e saj në seancën e kësaj të enjte në Kuvend, foli për sfidën që kryeministri Edi Rama i bëri BE-së, duke votuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pa pritur përgjigjen e dërguar nga Presidenti Ilir Meta në Venecia. ”Edi Rama pasi pengoi marrjen e ekspertizës nga ODIHIR me arrogancën e tij shpërfilli apelin e Komisionerit për zgjerim në BE, Oliver Varhelyi si dhe të Presidentit të Republikës, për të pritur Opinionin e Komisionit të Venecias në lidhje me ndryshimet e njëanëshme të Kodit Zgjedhor”,-tha ajo. Sipas saj, fitorja e opozitës së bashkuar po vjen.
Fjala e plotë
Të dashur Shqiptarë! Po e nis fjalën time me thirrjen “Ku po shkon ky vend”. Me ketë qeverisje arrogante dhe te pa përgjegjëshme që ështē vetëm fasadë dhe propagandë e Edi Ramës, vendi po futet në një situatë të errët ekonomike, shëndetësore, sociale, politike, institucionale, vecanërisht pas shkeljes brutale të njëanëshme te marrëveshjes konsesuale të 5 Qershorit. Edi Rama pasi pengoi marrjen e ekspertizes nga ODIHIR me arrogancën e tij shpërfilli apelin e Komisionerit për zgjerim në BE, z.Oliver Varhelyi si dhe të Presidentit te Republikës, për tê pritur Opinionin e Komisionit të Venecias në lidhje me ndryshimet e njëanëshme të Kodit Zgjedhor.
Ky Kryeministër trembet nga ekspertiza e Komisionit tê Venecias, duke sfiduar hapur BE-së dhe duke vënë në rrezik integrimin europian të Shqipërisë vetem për të mbajtur me çdo kusht dhe çmim pushtetin e kalbëzyer dhe të kapur nga sekti i Rilindjes. Rilindja e propagandës, mashtrimit dhe korrupsionit kërkon me çdo kusht një mandat të tretë kur vëndi po shkon drejt humnerës. Borxhi në fillim të vitit 2021, po të kemi parasysh dhe uljen e rritjes ekonomike, borxhet e fshehura të PPP-ve dhe bashkive mund të shkojë mbi 100% Ku është shëndetësia falas sipas shifrave të Eurostat shqiptarët shpenzojnë shumë herë më tepër se çdo popull tjetër i rajonit për shërbimet shëndetësore?
A e di Kryeministri i vëndit tonë sa shkojnë kostot për një të sëmurë me covid që kurohet në kushte jospitalore dhe se numuri i të sëmurëve që kërkon trajtim spitalor po rritet në përmasa të medha? Si do ti gënjeni shqiptarët për shtëpitë që i premtuat se do ti rindërtoni dhe se viti i ri do ti gjente në shtepi të reja? Si do ti shpjegoni shqiparëve vjedhjen dhe grabitjen e pasurive dhe parave publike që rriten çdo ditë me konçensionet kriminale, bëhet fjalë për qindra milionë euro publike të grabitura dhe shpërdoruara.
Rama kërkon të grabisë edhe një mandat të tretë por kesaj radhe kërkon vetëm 51% pushtet, duke kërcënuar votuesit për vëndet e punës, duke dhunuar kushtetutën, sistemin zgjedhor, duke shpërfillur partnerët ndërkombëtarë ai prapë kërkon pushtet, pavrsisht se ka dështur nga mbingarkesa e pushteteve atë legjislativ, ekzekutiv, gjyqesor kontrollin parlamentar, dhe kontrollin e disa mediave.
Bilanci i qeverisjes Rama është negativ prandaj dhe vëndi është boshatisur. Reforma zgjedhore dhe zgjedhjet demokratike me standarte ndërkombëtare në përputhje me Kushtetutën janë kusht për nisjen e bisedimeve të antarësimit në BE, pasi kemi kaq vite që hapim shishen e shampanjës dhe i vemë tapën prapë. Edi Rama po tenton te marrë peng të ardhmen europiane të Shqiperisë, por ka ardhur koha për ndryshim dhe era e fitores së opozitës të bashkuar po afron. Ju ftoj te votojmë pro dekretit të Presidentit për ti dhënë njê shans Shqipërisë për të bëre zgjedhje të lira dhe demokratike!