Deputetja Topi: Rama show në tregjet e Tiranës. 4 pyetje për qeverinë
Suzana Topi, deputete e pavarur, përmes një postimi në facebook, thekson se qeveria duhet të marrë masa konkrete se plani financiar i miratuar është i pamjaftueshëm për emergjencën në të cilën ndodhet vendi. Nga ana tjetër, ajo ka edhe disa pyetje për qeverinë. “A ka një studim nëse janë të mjaftueshme kapacitetet spitalore në rast të rritjes sē numurit tē personave tē prekur me koronavirusin e ri? Janë të mjaftueshëm aparatet aspiratorë shumë të domosdoshëm për këtë situatë? Ka kapacitete të mjaftushme të medikamenteve që parandalojnë dhe luftojnë Covid-19? Do të bëhet depistimi i popullatës për identifikimin e mbartësve për të izoluar dhe trajtuar në kohē të sëmurēt?”.
Postimi i plotë
Duke marrë shkas nga shqetësimet e qytetarëve nē papërgjegjshmërinē e pushtetit lokal për t’ju përgjigjur nevojave të tyre, si dhe në drejtim të selektivitetit dhe të pamjaftueshmerise së ndihmave të dhëna nga qeveria, shtuar kësaj varferie ankthin dhe stresin e kësaj pandemie që ka paralizuar jetën normale të qytetarëve, kryeministri i vëndit tonë bën show duke inspektuar tregjet e Tiranes.
Qeveria duhet të marrë masa konkrete se plani financiar i miratuar është i pamjaftueshëm për emergjencën shëndetësore, mbrojtjen sociale të shtresave në nevojë, si dhe rimëkëmbjen e ekonomise së vëndit duke mbështetur biznesin si motorr të zhvillimit të ekonomisë nëpērmjet politikave fiskale dhe monetare.
Urgjentësisht qeveria duhet të rishikojë buxhetin e vitit 2020 për të anulluar konçesionet e panevojshme.
Shqiptarët duhet të dinë se :
A ka një studim nëse janë të mjaftueshme kapacitetet spitalore në rast të rritjes sē numurit tē personave tē prekur me koronavirusin e ri ?
Janë të mjaftueshëm aparatet aspiratorë shumë të domosdoshëm për këtë situatë?
Ka kapacitete të mjaftushme të medikamenteve që parandalojnë dhe luftojnë Covid-19?
Do të bëhet depistimi i popullatës për identifikimin e mbartësve për të izoluar dhe trajtuar në kohē të sëmurēt?
Kryeministri duhet ti përgjigjet shtetarëve për ti qetësuar për sigurinë e sistemit shëndetesor në vënd .
Ky sistem çalon që te 127 (urgjenca kombëtare) e cila nuk ka kapacitetet e mjaftueshme per t’ju përgjigjur njerëzve në nevojë.
Të nderuar miq!
Kjo ështe një luftë që ne do ta fitojmë të gjithë bashkë me përgjegjshmërine e secilit nga ne!
Të ndihmojmē mjekēt heronjte e kēsaj situate pasi janē ata në vijēn e parë tē kësaj lufte!