Deputetja Topi, Ramës: Po ndalon koalicionet, ndien frikë. Pazar të pistë me opozitën e re
Deputetja Suzana Topi, përmes një postimi në facebook, akuzon kryeministri Edi Rama, duke thënë se po ndalon koalicionet parazgjedhore, pasi ndien frikë dhe pasiguri. Sipas saj, ky vendim është anti-europian dhe për të Rama po bën pazar të pistër me opozitën e re. ”Me pazaret e pista u dakortësua për të berë këtë lojë të fëlliqur me disa deputetë të opozitēs parlamentare duke minuar reformën zgjedhore. Kjo tregon tmerrin qe ka ky njeri nga zgjedhjet sepse e ndjen humbjen e pushtetit të kalbëzyer dhe të kapur nga ai. Por revolta popullore që po velon do ta marrë përpara”.
Postimi i plotë
Babëzia për të mbajtur pushtet e bëri Kryeministrin të ulet në tryezë me deputetē të opozitës parlamentare, që nga njëra anë i përçmon duke i ofenduar në foltoren e parlamentit dhe nga ana tjetër me pretendimin se do plotësojë kërkesën e tyre për hapjen e listave, po na tregon bashkëpunimin me ta. Z.Rama nuk mund të mbash pushtet duke sajuar “kauza” dhe duke u fshehur mbas hapjes së listave.
Shqiptarët e kuptojnë mirë se deri ku shkon djallëzia juaj. Ju keni vendosur që 30% të listave të jenë të mbyllura, çka do të thotë se të gjithë ata deputetë që do të shkojnē në parlament do vendosen prapë nga ju. Rama nuk e ka hallin e listave por të ndalimit të koalicioneve parazgjedhore sepse ndien frikë dhe pasiguri. Ka kohë që mendohet e mendohet se cili do të ishte argumenti që do përdorte si truk pēr ndryshimin e Kushtetutes dhe e gjeti.
Qëndrimi i tij për mos lejimin e koalucioneve parazgjedhore është antikushtetues, antieuropian. Me pazaret e pista u dakortësua për të berë këtë lojë të fëlliqur me disa deputetë të opozitēs parlamentare duke minuar reformën zgjedhore. Kjo tregon tmerrin qe ka ky njeri nga zgjedhjet sepse e ndjen humbjen e pushtetit të kalbëzyer dhe të kapur nga ai. Por revolta popullore që po velon do ta marrë përpara.