Deputetja Zhupa flet për skenarin e radhës në Kuvend: Surprizë, por garda dhe as policia nuk na trembin

Deputetja e PD, Ina Zhupa flet për skenarin e protestës së opozitës në Kuvend. Zhupa u shpreh se do të ruajë elementin surprizë, ndërsa shtoi se një gjë është e sigurt, që as garda dhe as policia nuk do e trembë apo tërheq pas opozitën.

“Ne do të ruajmë elementin surprizë, por një gjë është e sigurt, as garda e as policia, ne nuk ka tremb e as nuk na bën të tërhiqemi. Ne nuk kemi përjashtuar asnjë skenar brenda rregullave demokratike.

Ne s’kemi asgjë antidemokratike lidhur me dhunën, mjetet janë demokratike. Ne nuk do të lëmë mandatet dhe të bojkotojmë duke lënë rehat Ramën. Greva nuk është përjashtuar si skenar po ashtu”, tha Zhupa në një intervistë për emisionin “Kjo Javë”.

SHKARKO APP