Der Spiegel “vesh” Merkelin si Nënë Tereza (Fotolajm)

Gazeta e njohur gjermane “Der Spiegel” ka sot një kopertinë shumë të veçantë, e cila do t'i emocionojë shqiptarët, për shkak të krahasimit të bërë.

Kjo gazetë gjermane në ballinën me titull "Nënë Angela", paraqet kancelaren gjermane, që mban në kokë vellon e murgeshës më të famshme botërore, atë të shqiptares Nënë Tereza.

Shkak për një krahasim të këtillë është bërë pikërisht bamirësia e kancelarës gjermane për pritjen e emigrantëve.

SHKARKO APP