“Der Standard”: Rezistenca franceze kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE

Gazeta austriake “Der Standard” i ka kushtuar një artikull hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

“Reforma e gjyqësorit në Shqipëri është konsideruar si një model, por përsëri ka rezistencë nga Franca për çeljen e negociatave me Shqipërinë”. Kështu e nis artikullin gazeta e njohur austriake, e cila thekson më tej se diplomatët e BE-së në Berlin e konsiderojnë reformën në drejtësi si një model për vendet kandidate për në BE.

“Deri tani nuk kishte një reformë të tillë të plotë në asnjë nga shtetet e Evropës Juglindore. Për herë të parë shqiptarët shpresojnë se korrupsioni mund të luftohet seriozisht. Ndërsa  opozita po përpiqet të minojë reformën në drejtësi”, shkruan ndër të tjera “Der Standard”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rezistencë– shkruan Der Srandart- është mes shteteve të BE që janë kundër nisjes së bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë dhe kjo kryesisht vjen nga Franca, Danimarka dhe Holanda. Ndonëse këta të fundit kanë gjasa “të kthejnë” kur të gjithë të tjerët po tërhiqen”

Swiss Digital Mobile Reklama

Madje presidenti francez Emmanuel Macron dëshiron që çështja e zgjerimit të mos diskutohet fare para zgjedhjeve të BE në 2019. Ai ka frikë se kjo çështje do të tërheqë skeptikët e BE-së, dhe dëshiron të sigurojë shumicën e gjerë në Parlamentin Evropian për reformat e tij. Por ama, thotë Der Standard, Franca është paralajmëruar nga shtetet e tjera të BE-së se do të duhet të mbajë pasojat politike nëse bën rezistencë për Shqipërinë. Por kjo gjithashtu do të minonte dhe politikën e kushtëzuar (përpjekjet e BE për reformat) dhe besueshmërinë e BE-së.

Der Standard thotë se edhe pse në CDU dhe CSU ka deputetë që janë kundër, fjala e fundit i takon kancelares Merkel dhe ajo është në favor të hapjes së negociatave.

Megjithatë ekspertët e sigurisë në BE janë ende të shqetësuar për krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, dhe jo për prodhimin e kanabisit në Shqipëri, siç ishte vitin e kaluar, por për kontrabandën e kokainës në Evropë, përfundon artikullin e saj e përditshmja austriake “Der Standard”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?