Dërgesat e emigrantëve, 1,5 miliardë dollarë gjatë pandemisë, më të ulëtat në rajon

Llogaritet në 1,5 miliardë dollarë shuma e dërgesave të emigrantëve shqiptarë pranë të afërmve në atdhe gjatë vitit pandemik 2020. Shifra bëhet e ditur në një raport të Bankës Botërore, që vlerëson se flukset e remitancave përmes kanaleve digjitale janë rritur, veçanërisht për emigrantët me qasje në llogaritë bankare dhe kartat e kreditit.

Raporti tregon se Shqipëria renditet në dhjetëshen e përfituesve më të mëdhenj të remitancave në Europë dhe Azinë Qendrore me 9,7% në raport me Prodhimin e Përgjithshëm Kombëtar, ndonëse në shifra më të ulëta sesa rajoni.

Sipas Bankës Botërore, Serbia, Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi apo Kosova kanë pasur më shumë të ardhura nga dërgesat formale të diasporës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?