Dërgimi i mjekëve në Itali, zëvendëministrja e Jashtme italiane: Gjesti i Shqipërisë, ekzemplar

Zëvendësministrja e Jashtme e Italisë, Emanuele del Re në një intervistë të dhënë dje për Ora News, ka komentuar situatën e pandemisë që po kalon Italia dhe mbarë bota, ndërsa ka vlerësuar si ekzemplar aktin simbolik të Shqipërisë për dërgimin e një ekipi mjekësh dhe infermierësh në Lombradi.

Sa i përket debatit politik në Shqipëri, Emanuele del Re, si një njohëse e mirë e situatës në vendin tonë, shpreh besimin se mazhoranca dhe opozita do të vendosin një dialog të hapur e konstruktiv.

Intervista e plotë për Ora News

Alba Kepi- Është muaji i dytë që Italia po përballet me Covid 19. Kjo pandemi ka ndryshuar jetën e të gjithëve ne, por dhe qeverisjen e shteteve. Si ka influencuar e gjitha kjo dhe në diplomacinë italiane?

Zëvendëministrja e Jashtme italiane Emanuele del Re: Mendoj se është mundësi e mirë të shkëmbejmë opinionet e këndëvshtrime mbi situatën aktuale si nga prespektiva italiane ashtu dhe ajo shqiptare. Diplomacia italiane është në linjë të parë kundër Covid 19 pasi ëshë një pandemi globale e është e qartë që Ministria e Jashtme italiane e i gjithë rrjeti diplomatik është i impenjuar çdo ditë jo vetëm për të asistuar bashkëombësit tanë jashtë kufijve e për t’i ndihmuar të rikthehen në atdhe por dhe për të çuar para bashkëpunimin mes kombeve që sot më shumë se kurrë është e nevojshme. E dimë mirë se asnjë vend nuk do mund të dalë vetëm nga kjo krizë. Është një krizë që kërkon një vetëdije të plotë se sa është i rëndësishëm bashkëpunimi shumëpalësh. Në bashkëpunimet dypalëshe jemi aktualisht shumë aktiv si përshembull me vendin mik Shqipëria, por dhe me organizata si G7, G 20, me OKB, BE, për të gjetur zgjidhje të mira për të ardhmen, pasi ky është një moment thelbësor. Po duhet dhe të kujdesemi për të garantuar rregullsinë e stabilitetin në raportet diplomatike e tregtare, pasi na duhet të kapërcejmë jo vetëm problemet e krizë sanitare por dhe ato ekonomike e që kërkojnë një racionalitet të fortë. Gjithashtu Italia po përgatit të marrë Presidencën e G20 në vitin 2021 e ne po përgatitemi me strategjinë tonë së bashku me organizatat ndërkombëtare e OKB dhe po punojmë jo vetëm për të ristabilizuar një ekulibër social-ekonomik , por dhe një një farë mënyrë për të ndihmuar opinionin publik të rifitojë besimin për të ardhmen, e në solidaritetin ndërkombëtar që në këtë moment është thelbësor e të kuptojmë se jemi të gjithë në të njëjtën barkë e si një familje duhet të punojmë bashkarisht për të shpëtuar humanizmin nga kjo pandemi.

Alba Kepi- Shqipëria qe ndër vendet e para që i dha Italisë një ndihmë konkretet dhe pse të vogël. Fjalimi i kryeministrit Rama në aeroportin e Tiranës para nisjes së ekpit të mjekëve shqitparë, pati një ovacion të madh sidomos në rrjetet sociale por dhe në politikën italiane. Por ka dy mendime mbi këtë: Disa mendojnë se është një social-diplomaci e Shqipërisë për të promovuar vendin e saj, e disa të tjerë si një diplomaci kurajoze e Shqipërisë për të thënë të vërtetën , pra se vende të mëdha e të pasura i kthyen kurrizin Italisë në këto momente dramatike, Ju si mendoni?

Emanuela Del Re- Gjesti i solidaritetit nuk ka rëndësi nëse është i madh ose i vogël. Ajo çfarë ka rëndësi është vlera e gjestit, vlera simbolike e tij. Mendoj se gjesti i popullit shqiptar është ekzemplar e meriton duartrokitjet që i dhamë. Ky gjest qe një sinjal që i jepet jo vetëm Italisë por të gjithë botës, pra aftësia për të kapërcyer kufinjtë, aftësinë të kuptojmë se jemi të gjithë në të njëjtën familje humane, e që në moment nevoje kush më shumë e kush më pak duhet të jemi pranë njëri-tjetrit. Ne nga ana tjetër dëshmuan miqësinë tonë me Shqipërinë kur i erdhëm në ndihmë pas tërmetit që goditi vendin. Këta 30 mjekë, secili prej tyre është dëshmi e vetëdijes që ka Shqipëria që të jetë pjesë e botës globale dhe e këtij rrjeti të rëndësishëm që në këtë të moment po konsolidohet si një zgjidhje për të ardhmen. Unë besoj se çdo mjek shqiptar bëhet ambasador i këtij mesazhi, e se Shqipëria ka shfaqur se është e vetëdijshme për nevojën për të bashkëpunuar në një rrjet të përbashkët solidariteti e ky është një sinjal i fortë e një shembull për të gjithë.

Alba Kepi- Pak ditë më parë Bashkimi Europian u përgjigj pozitivisht nisjes së procesit të adezionit të Shqipërisë në BE, një përgjigje që Shqipëria e pret prej shumë vitesh e që erdhi në një moment dramatik kur Europa është e gjunjëzuar nga Covid 19. U duk sikur BE po rekuperonte kohën e humbur me Shqipërinë. 

 Emanuela Del Re-Kam qënë nga të parat që kam publikuar lajmin pozitiv në rrjetet e mia sociale pasi isha vertetë e gëzuar për Shqipërinë pasi kam shumë vite që luftoj dhe personalisht për këtë drejtim, në fillim si studiuese eksperte e Ballkanit e në veçanti e Shqipërisë dhe tani si politikane e qeveritare. Kuptohet për këtë vendim ka një gëzim tek ata që janë të vetëdijshëm që Ballkani Perëndimor e Shqipëria në veçanti janë pjesë e Europës e meritojnë të përshpejtohet ky hap. Një gjë që unë e them shpesh është se një pritje e gjatë nuk sjell tek populli besimin e duhur. E në politikë si dhe nga këndëvshtrimi sociologjik besimi është një nga elementët thelbësor. E ky hap përfaqëson se ka se ka një vetëdije të konsoliduar e të përbashkët që të mos shtyhet më ecja përpara në procesin e integracionit pasi do të sillte pasoja negative. Është e qartë se në këtë moment shfaqet ashtu siç thatë dhe ju, por jo është një sinjal i një rëndësie më shumë që i jepet këtij procesi në këtë moment krize sanitare që ka përfshirë aktivitetet qeveritar të vendeve. Në të vërtetë ky vendim është pjesë e nevojës para së gjithash për të çuar përpara proceset e nisuara, por dhe një sinjal ekstremisht i fortë për të pasur një vizion global e të integruar të të gjithë aktorëve që janë pjesë e Europës, e janë të orientuar drejt Bashkimit Europian. Shqipëria është gjeografikisht në Europë është e orientuar drejt BE e ky hap është një sinjal e një njohje e rëndësishme e faktit se Europa pa Shqipërinë është jo e plotë.

Alba Kepi- Në Shqipëri ka një debat të fortë politik të brendshëm mes qeverisë dhe opozitës me akuza të rënda të lidhjes së politikës me krimin e trafiqet ilegale. Opozita prej muajsh nuk hyn në parlament. Çfarë mendon Italise për këtë situatë në Shqipëri si një vend i partneritetit strategjik?

Emanuela del Re- Ky hap , ky sinjal i dhënë nga BE, vullneti për të përshpejtuar procesin e për të përfunduar të gjitha reformat e nisura prej kohësh mendoj se duhet të sjellë pak dritë në politikën shqiptare. Unë e njoh mirë prej vitesh kontestin politik shqiptar. Ka pasur gjithmonë një alternim debati të ndezur mes mazhorancës e opozitës sa herë kanë ndryshuar vendet gjatë viteve. Mendoj se çështja e parlamentit është esenca e demokracisë. Sinqerisht po ju them diçka timen personale. Që kur unë jam bërë deputete, e dikur isha qytetare që shihja nga larg punimet e parlamentit, pra kuptova sot sesa thelbësor është ky moment verifikimi i një energjie të jashtëzakonshme ku çlirohen aftëistë e shoqërisë, e përballen dhe pse me tone të ndezuara por që sjellin rezultate. Ju rrëfej se unë vetë në parlament provoj emocione të forta e sidomos në momente historike. Prandaj pra them se ky fakt duhet të merret në konsideratë nga politika shqiptare e unë kam shumë besim tek ajo pasi dhe në këtë moment është pjesëmarrëse e aktive në politikën europiane e me siguri njihet për potencialitetin e saj të madh e ka besim se mund të rivendoset një dialog i hapur e konstruktiv e që mund t’i sjelli popullit shqiptar aplikimin e reformave të nevojshme për të mbyllur procesin drejt BE. Jam e sigurt se me një dialog të hapur e konstruktiv do të ja arrijë.

Alba Kepi- Shqipëria është një vend i vogël por mik me shumë vende të mëdha si pershembull Turqia. Ky vend e politika e Erdogan është kaq e kritikuar nga BE. Cfarë mendoni për diplomacinë shqiptare?

 Emanuele Del Re- Duhet të kemi parasysh se Shqipëria, Turqia, ashtu si dhe Italia janë të lidhura nga raportet të aleancës së Antlantikut Verior. E shkurtimisht ju them se është mëse normale që mes vendeve aleatet të mbahen bashkëpunime të ngushta.

Alba Kepi- Ju e njihni mirë Shqipërinë, keni ardhur disa herë në vendin tonë e keni mjaft miq shqiptarë. Në Itali jetojnë mbi gjysëm milioni shqiptar e në Shqipëri jetojnë e punojnë majft shtetas italiane. Një mendim i juaji për të gjithë ata në një moment kaq dramattik e me pasoja ekonomike të pritshme në të ardhmen?

 Emanuele Del Re- Të falenderoj për pyetjen pasi më lejon të përcjell dhe një mendim timi personal. E njoh mjaft mirë Shqipërinë. E kam vizituar në 1991 e kam jetuar në Tiranë për shumë kohë e jam një dëshmitare e të gjitha trnsformimeve politike-sociale të Shqipërisë. kam një dashuri të vecantë për Shqipërinë e aftësinë e saj përparuese. Diaspora shqiptare në Itali është shumë e integruar e një e dhënë e mirë është se kanë numrin më të lartë të martesave me italianët, pra ka më shumë martesa italo-shqitpare se ato me komunitetet e tjera pasi kanë afërsi kulturor e jetese mes tyre. Kontributi i diasporës shqitpare është një kontribut zhvillimi dhe për Italinë. Në vite e vite dhe pas eksperiencave dramatike të emigrantëve të parë, shqiptarët kanë mundur të realizohen në Itali , ku aktualisht kemi rreth 30 mijë sipërmarrës shqiptarë, mjaft profesionist në sektorë të ndryshëm e të afirmuar dhe në jetën publike. E gjitha kjo është një pasuri gjigande që ne duhet ta ruajmë. Ne këtë moment të vështirë duhet të mundohemi të ruajmë qetësinë. Qeveria italiane po punon me seriozitet e urtësi të mbrojë të gjitha grupet sociale e njeh fortësisht kontributin e shqiptarëve jo vetëm për gjestin e shprehur të solidaritetit, por dhe për përditshmërinë që shqiptarët jetojnë në Itali duke punuar krah më krah me italianët. Pra mendoj se në këtë drejtim shqiptarët duhet të kenë besim tek qeveria italiane pasi jemi një vend i hapur që i do shqiptarët e me të cilët ka bërë një copë të mirë rruge në jetë e që roli i tyre do të vlerësohet gjithnjë e më shumë. Duhet të kemi besim tek e ardhmja e them se kjo eksperiencë do të ndryshojë dhe shkallën tonë të vlerave dhe në nivel global, e do na duhet të rivendosim një mënyrë të re të vështrimit të shoqërisë e në këtë drejtim roli i diasporave si ajo shqiptare në këndvështrimin prodhues dhe të integrimit bëhen dhe më të rëndësishme e më të vlerësuar. Mendoj se në këto momente dramatike mund të gjejmë energji pozitive e shqiptarët e kanë këtë aftësi.

Alba Kepi- Më 23 prill BE do të jap përgjigjen e saj mbi mënyrën e ndihmës së përballimit të krizës sanitare dhe ekonomike që ka përfshirë vendet anëtare. A keni besim se Italia do të arrijë të marr atë çka ka kërkuar nga Europa?

Emanuela Del Re- Kurrë si më parë po punohet me të gjitha aktorët për të përballuar çdo element të kësaj krize e zgjdihje të përbashkëta. Është e qartë se debati është i ndezur e rruga nuk është e lehtë. Kam besim se 23 prilli do të sjellë zgjidhje të mira për të gjithë.

SHKARKO APP