Dërgoi të sëmurin tek Infektivi, shoferi na bën krenar me veprimin (VIDEO)
Kjo e dielë ku Shqipëria është në izolim total, në spitalin e Infektivit në Tiranë u dërgua një tjetër person në moshë, i prekur nga Covid-19. Teksa ka dërguar pacientin, shoferi i ambulancës ka bërë një gjest mjaft të bukur teksa po largohej, duke bërë shqiponjën me duar. Ata janë në vijën e parë të luftës me koronavirusin. Këtë veprim të bukur e ka komentuar edhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Përmes një postimi në facebook, ajo shkruan që ”Falënderim nga zemra për të gjithë personelin mbështetës në Qendrën e Urgjencës Kombëtare dhe gjithë spitaleve tona, që në këto orë të vështira po punojnë plot përkushtim për qytetarët, në mbështetje të mjekëve dhe infermierëve, në vijën e parë të luftës me Covid-19”.