“Dërgoni avionë bosh për të marrë shtetasit tuaj”, 437 italianë kthehen në atdhe

Mbyllja e kufijve me Italinë për lëvizjen e qytetarëve, bëri që shumë shtetas italianë të bllokoheshin në Shqipëri. Lidhur me këtë situatë, kryeministri Edi Rama tha se Italia duhet të dërgonte avionë apo tragete bosh për të marrë shtetasit e saj. Mësohet se ambasada Italiane ka kryer 3 fluturime të posaçme në lidhje me këtë ku deri më tani kanë kaluar 437 italianë, mes tyre dhe 5 që u bllokuan në Malin e Zi pas mbylljes së kufijve dhe në atë vend.

Që nga java e kaluar Ambasada Italiane në Tiranë ka organizuar fluturime tregtare të posaçme për kthimin në Itali të qytetareve italianë që kanë kërkuar këtë formë asistencë pas mbylljes totale të të gjitha udhëtimeve të pasagjerëve nga Shqipëria. Për këtë qëllim, është aktivizuar adresa mail e posaçme tirana.assistenza@esteri.it.

Të mërkurë 11 mars është kryer fluturimi i parë me kompaninë Blue Panorama që ka bërë të mundur kthimin në Itali të 133 pasagjerëve; të enjten në 12 mars një fluturim i dytë i kompanisë Albawings me 138 qytetarë italiane. Sot në mëngjes u nis fluturimi i tretë Albawings që transportoi në Itali 166 persona ndër të cilët 5 qytetarë italiane të mbetur të bllokuar në Mal të Zi, të cilët mbërritën në Shqipëri dje në darkë falë bashkëpunimit me Ambasadën Italiane në Podgoricë.

SHKARKO APP