Deri më tani Shqipëria ka siguruar mbi 9 mijë vaksina
Shqipëria ka siguruar mbi 9 mijë vaksina Pfizer. Në 11 janar në vend mbërritën 975 dozat e para. Kryeministri Edi Rama së bashku me Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thanë se ishin dhuratë nga një shtet mik europian, i cili nuk u bë asnjëherë i njohur.
Dozat e tjera të vaksinave erdhën falë marrëveshjes me kompaninë Pfizer. Në 2 shkurt, Shqipëria siguroi 1 mijë e 170 vaksinat e para antiCovid-19 të kompanisë Pfizer, BioNTech, por pjesa tjetër prej 7020 dozash kanë mbërritur në 15 shkurt.
Nga kontrata me Pfizer deri tani kanë mbërritur 8190 doza vaksine. Në total në Shqipëri janë siguruar 9165 doza vaksine, të gjitha të prodhuara nga Pfizer. Më 22 mars pritet të vijë edhe doza tjetër e vaksinave. Në total deri në fillim të marsit, Shqipëria do të ketë 40 mijë doza nga Pfizer.