Deri në 10:00 pjesëmarrje e ulët në votime!
Deri ne orën 10 pjesëmarrja ka qenë 8.08% në rang kombëtar, dukshëm e ulët. Kanë votuar 158904 nga 1966898 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara.
Kryesisht moshat mbi 40 dhe ato edhe më të mëdhenj janë shfaqur dhe shfaqen gjithnjë më herët se të rinjtë.
Mbetët për të parë nëse të rinjtë do të jenë abstenuesit e këtyre zgjedhjeve lokale, dhe nëse po duhen parë mirë arsyet se pse të rinjtë zgjedhin të mos votojnë.
Piku i votimeve është gjithmonë pas orës 12:00 dhe deri në fund të procesit nuk mund të flasim me bindje apo të kalojmë në konstatime.
Proçesi ka parë probleme në qendrat ku votohet elektronikisht dhe në identifikimin elektronik në 532 qendra votimi.