Deri tani asnjë i prekur nga COVID-19, nis procesi i vaksinimit në shtëpinë e të moshuarve në Gjirokastër
Aktualitet E Premte, 19 Shkurt 2021 16:30
Ka nisur këtë të premte procesi i vaksinimit ndaj COVID 19 në shtëpinë e të moshuarave në Gjirokastër.
Fatmirësisht deri tani në Gjirokastër, asnjë prej 52 të moshuarve që janë në këtë institucion, ku mosha maksimale është 94 vjeç, nuk është prekur nga virusi vdekjeprurës.
Kujtojmë se edhe në shtëpinë e të moshuarve në Tiranë u vaksinuan të gjithë të moshuarit, ku procesi u inspektua dhe nga kryeministri Edi Rama.