Dervishi: Berisha kërkon të tregojë dy gjëra në protestën e 7 korrikut
“Sali Berisha kërkon të tregojë forcën në 7 korrik. Së pari, të tregojë se ka pjesëmarrës më të shumtë sesa protestat spontane të shoqërisë civile; së dyti, të tregojë edhe se PD-ja është ajo që ka tonin opozitar”.
Kështu e sheh gazetari Lutfi Dervishi, rolin e Sali Berishës në këtë protestë kombëtare, të parën pas ikjes së Bashës dhe marrjes së drejtimit të PD-së nga ana e ish-kryeministrit.
“Duke parashikuar muajin korrik, motin, zhgënjimin e njerëzve nga qeveria dhe opozita, ka sfidë kryesore bindjen e njerëzve për të dalë në shesh. Pastaj, kemi edhe çështjen e PD-së në gjykatë, me deputetët që mbështesin ish-kreun Basha, të cilët shpresojnë që me një vendim gjykate të rimarrin drejtimin e partisë. E gjithë kjo protestë zhvillohet në një kompleksitet gjërash, kur në kushtet normale duhej të zhvillohej për ngjarjen e djeshme, ndalimin e dy zv/drejtorëve të Policisë së Elbasanit”.