Dervishi: Mbani mend mirë fytyrat dhe emrat e drejtorëve gjakpirës më 25 prill, LSI për rininë
Kreu i LRI-së në Kavajë, Baki Dervishi, thotë se fytyrat dhe emrat e drejtorëve gjakpirës dhe e punonjësve servila-dyfytyrsha të institucioneve të drejtuara nga Rilindja që janë bërë palë me to, duhen të mbahen mend pasi sipas tij janë bërë palë me faqezinjtë që po i marrin frymën shqiptarëve.
Postimi i plotë
Mbajini mend mirë fytyrat dhe emrat e drejtorëve gjakpirës, e punonjësve servila-dyfytyrsha të institucioneve të drejtuara nga Rilindja që janë bërë palë me to (jo profesionistët që presin një orë e më parë largimin e rilindjes dhe nuk meren me struktura bandash për vjedhje votash). Ato që janë në strukturat e rilindjes (sepse PS nuk ka më), me pretekstin na detyruan sepse jemi në punë, nuk do të falen kurrë për bashkëpunimin e tyre me faqezinjtë që po i marin frymën shqiptarëve. Qofshin ato kushërinjtë apo miqtë e kujtdo.
Koha juaj po mbaron!
E drejta do të triumfojë!
Shqiptarëve do ti rikthehet buzëqeshja!
LSI për rininë! 🌹
Rinia për Shqipërinë!