Dëshmi të turpit të historisë, manipulimit masiv: 120 emra që as nuk shkelën në qendrën e votimit

Kuci, Toska, Cjapi….këta janë mbiemrat e disa prej familjeve në Urën Vajgurore, që rezultojnë se kanë votuar në zgjedhjet vendore të kryeministrit Rama dje, por, pa shkeluar fare në qëndrën e votimit.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka publikuar në rrjetet sociale, dëshminë e një vëzhguesi të “30 Qershorit”, i cili denoncon me fakte se si u manipuluan zgjedhjet monopartiake të kryeministrit.

Berisha shkruan në Fb: “Në farsën e djeshme të turpit të historisë manipulimi ishte masiv! Në fshatin Hinge të Urës Vajgurore, nga 120 votues që hodhën votën, komisioni mbushi kuti e dokumenta, sikur votuan 205 persona! Lexoni mesazhin dhe shikoni procesverbalin e vëzhguesit dixhital.”

Swiss Digital Desktop Reklama

“Përshëndetje Doktor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dua të bëj me dije se në njesinë adminstrative Poshnjë, bashkia Ura Vajgurore, konkretisht fshati Hinge. Në fshatin Hinge, në territorin e shkollës, ku mbaheshin votimet – se zgjedhje nuk qenë – kanë hyrë për të votuar 120 persona që kanë votuar dhe dua të denoncoj se komisioni i votimeve farsë, ka nxjerrë 205 votues .

Ju bëj me dije se personat që kanë hyrë në qëndrën e votimit i kemi regjistruar me emër e mbiemër , ku 85 persona nuk kanë qën të pranishëm.

Ju lutem  verifikojeni sa më shpejt. Respekte”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?