Dëshmia e Alqi Bllakos për aferën e incerenatorëve: S’kam pasur rol vendimmarrës

Për gati dy orë në SPAK, ish-deputeti i PS-së Alqi Bllako ka sqaruar rolin ë tij në aferën e inceneratorëve, ku ka mohuar që të ketë pasur rol vendimmarrës. Sipas tij, procedura është kryer dhe është ndjekur nga komisioni i ngritur për këtë çështje në Ministrinë e Mjedisit dhe se ai ka pasur detyrë vetëm ta përcjellë shkesën Këshillit të Ministrave për Miratim.

Për sa i përket akuzës së korrupsionit për punësimin e babait të tij në mënyrë fiktive në incineratorin e Tiranës, Bllako është shprehur se kontrata për punësimin e babait të tij nuk është firmosur nga Klodian Zoto, por nga ana e administratorit Italian.

Ish-deputeti ka shtuar edhe se babai i tij ka prishur kontratën e punës disa muaj përpara se të firmosej aktmarrëveshja për inceneratrin e Fierit.

SHKARKO APP