Dëshmia e avokatit në gjykatë: Ka dalë se s’ka me ngrënë, as thesin e miellit (VIDEO)

Të tjera dëshmi vijnë nga brenda sallës së gjyqit që po zhvillohet me dyer të mbyllura në Gjykatën e Tiranës. Florin Onuzi është një prej të ndaluarve, për protestën e së shtunës në ”Rrugën e Kombit”.

Avokati i Florin Onuzit mësohet të jetë shprehur në sallën e gjyqit se klienti i tij ka dalë në protestë se s’ka të hajë. Avokati thotë se është vullnetar për ti mbrojtur, dhe se ndalimi është i paligjshëm.

“Ka dalë se s’ka me ngrënë, as thesin e miellit. Po e them para gjykatës këtu. Nga këta klientë që unë përfaqësoj unë jam vullnetar që t’i mbroj pa asnjë interes, dhe pa asnjë lek. Sepse këta nuk kanë bukë. Sepse unë kam parë një padrejtësi. Nuk flas të mbush xhepin me lek. Flas kështu sepse shoh padrejtësi. Kjo padrejtësi duhet të vihet në vend nga trupi gjykues. Ndalimi është i paligjshëm”, mësohet të jetë shprehur avokati.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dëshmi nga gjyqi me dyer të mbyllura, thotë Basha. “Nga salla e gjyqit tani mund te sigurohen vetem audio. Urdhri politik eshte kunder transparences! Florin Onuzi me 3 femije te vegjel, pa asnje te ardhur. Avokati deshmon se ka patur terror ndaj femijeve gjate arrestimit. Florini protestoi per femijet e tij. Tani s’ka askend kush kujdeset per femijet”, shkruan Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?