Dëshmia e djalit dhe çastet e fundit para vetëvrasjes së studentes 20-vjeçare!

 

Një studente e Fakultetit Ekonomikut rreth të 20-ve i dha fund jetës dy ditë më parë, duke u hedhur nga pjesa e brendshme e shkallëve të një pallati, më konkretisht nga kati i 11-të që ndodhej tek zona  e njohur si “Parku i Autobusëve”, duke i dhënë fund jetës në mënyrë më tragjike të mundshme.

Ajo mësohet se ka lënë vetëm çantën pranë derës dhe ka mbajtur telefonin me vete para se të hidhej nga pallati, ndërkohë që kishte debatuar para pak orësh me një djalë, në një lokal, që besohet nga hetuesit se ishte edhe shkak i aktit të vetëvarsjes së saj. 

Jo vetëm familja, por edhe njerëzit që  njiheshin me vajzën apo edhe opinioni publik është tronditur nga fakti që në një moshë të tillë për një arsye krejt banale, Klea Shyti i dha fund jetës së saj.     

Një ditë oas ngjarjes, hetuesit kanë bërë të gjitha përpjekjet për të zbardhur arsyet që çuan vajzën në një akt të tillë, me dyshimin se ajo edhe mund të ishte vrarë.   

Pasditen e djeshme Policia mundi ta identifikojë djalin me të cilin vajza ishte njohur dhe që dyshohej se ishte shkaku i aktit të marrë prej saj, duke e shoqëruar atë për të dhënë shpjegime.

Djali tregoi se pak orë para se të ndodhte ngjarja tragjike se kishte pirë kafe me Klean, në një lokal afër vendit të ngjarjes.

Grupi hetimor nuk jep identitetin e tij, por konfirmon nga dëshmia që ka dhënë se ai ishte ndarë prej disa ditësh me të dhe të mërkurën ajo i ka telefonuar për të pirë një kafe, duke i kërkuar që të lidheshin sërish. – “Edhe pse ishim ndarë, unë takohesha shpesh me Klean. E ruanim miqësinë, por unë nuk doja më tepër se miqësi edhe pse ajo këmbëngulte. Kur u ndava të mërkurën nga ajo, dhe pasi dolëm nga kafja, nuk më dha përshtypjen se mund të bënte diçka të tillë. U trondita shumë kur e mora vesh dhe më vjen shumë keq për këtë”, është shprehur ish-i dashuri i Kleas para oficerëve të Policisë në Komisariatin numër 2.

Policia deri mesditën e djeshme, pas vetëvrasjes, nuk përjashtohej mundësinë që dikush tjetër mund ta kishte shtyrë nga pallati.

Pas autopsisë, këqyrjes së vendngjarjes dhe dëshmive,  hetuesit thonë se është vërtetuar se bëhet fjalë për vetëvrasje dhe vajza nga Fieri ishte hedhur në kushtet e rënda psikologjike, duke i dhënë fund jetës.

SHKARKO APP