Dëshmia e edukatores që dh*noi 3-vjeçaren: E g*dita të bindej për të marrë pjesë në…

Opinioni publik është shokuar nga ngjarja me vajzën e vogël 3-vjeçe, së cilës i është thyer këmba në rrethana ende të paqarta, gjatë qëndrimit në kopësht, por edhe qëlluar me vizore. Majlinda Dehima është edukatorja që punon në kopshtin privat “Stinët” në zonën e Ali Demit në Tiranë, ku edhe vajza përfundoi në këtë gjendje të rëndë më datë 1 nëntor.

Edukatorja është proceduar penalisht në gjendje të lirë, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi i të miturve” për dhunën ndaj vajzës 3-vjeçare në ambientet e kopshtit “Stinët”.

Sipas dëshmisë së saj para uniformave blu, Dehima pohoi se e goditi me vizore me qëllim për ta bindur që të merrte pjesë në mësim, e jo për ta dëmtuar. Ajo deklaroi se kur e dërgoi për të fjetur gjumë, vajza nuk shfaqi shqetësime.

Sipas saj, 3-vjeçarja fjeti për rreth 2 orë e gjysmë dhe kur u zgjua, i shprehu shqetësime se ndjente dhimbje. Edukatorja më tej pretendon se vajza mund të jetë dëmtuar tek krevati dhe se e vuri menjëherë në dijeni drejtoreshën e kopshtit privat për rastin.

SHKARKO APP