Dëshmia e gruas së viktimës në Elbasan: E bënë shoshë nga plumbat

Është zbardhur dëshmia e Silvana Çakës, bashkëshortes së Everest Çakës, 41-vjeçarit që mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme në Elbasan.

Përpara autoriteteve ajo ka deklaruar se fillimisht çifti kujtoi se u përfshi në aksident pasi një makinë goditi mjetin me të cilin ata po udhëtonin nga mbrapa.

Sipas bashkëshortes së viktimës Everest Çaka ndaloi menjëherë më pas mjetin ndërsa vrasësi e qëlloi nga xhami i hapur te shoferi.

“Flillimisht kujtuam se u përfshimë në aksident. Na goditi një makinë nga pas, ndaluam menjëherë.  Bashkëshortin e qëlluan me breshëri. Vrasësi erdhi dhe qëlloi ngjitur xhamin e hapur nga ana e shoferit. E bënë shoshë nga plumbat nga qafa në gjoks. Një plumb më goditi në krah. Dola menjëherë dhe thirra për ndihmë. E kuptova që goditja nga pas e makinës ishte rrengu i mirëmenduar i vrasësve që na kishin zënë pritë”, deklaroi bashkëshortja e viktimës, Silvana Çaka.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë rreth 20:10 në lagjen “Skënderbej” të qytetit të Elbasanit. Everest Çakës iu bë pritë teksa po shkonte te shtëpia e prindërve të bashkëshortes duke u qëlluar disa herë me pistoletë me silencitaor.

SHKARKO APP