Dëshmia e Xhixhës “trazon” ujërat, pritet marrja në pyetje
Pasi rrëfyen disa prej krimeve të ndodhura ku ato vetë ishin autorë apo bashkëpunëtorë, Nuredin Dumani dhe shoku i tij Henrik Hoxhaj kanë përfituar kështu statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe familjarët e tyre janë marrë në mbrojtje nga ana e policisë së shtetit.
Por Nuredin Dumani nuk ka rrëfyer të gjitha krimet që ka kryer. Indiciet për këtë i dha një ditë më parë i pandehuri tjetër Besjan Xhixha, i cili u shpreh para trupës gjykuese, se Nuredin Dumani është autor i të paktën 12 vrasjeve.
Më dëshminë e tij, ai u shpreh Dumani ka miqësi të ngushtë me prokurorë, gjykatës, apo edhe politikanë të rangut të lartë. Ndaj dhe Xhixha të merret sërish në pyetje më shpresën si ai do të bashkëpunojë me drejtësinë.