Dëshmia horror, autori: Si e copëtova shokun me çekiç, e lashë…
Vrasja e Kreshnik Beqirajt në qershor të vitit të shkuar, është kanibale. Tre ditë pasi trupi i dekompozuar u gjet nga banorët të zonës të Daullasit të Fierit, sot autori i këtij krimi çnjerëzor ka rrëfyer para togave të zeza të gjithë skemën e rëndë.
Albert Zekaj pasi ka pranuar se ka vrarë shokun e tij me të cilin kishin ndarë shtëpinë në Fier ka treguar dhe si e ka kryer krimin mbrëmjen e 26 qershorit.
Albert Zekaj eshte shprehur para hetuesve se mbrëmjen e 26 marsit, kur ka shkuar në shtëpine ku jetonte me Kreshnik Beqirajn, kishte konsumuar dy dopje pije alkoolike dhe e ka qëlluar me çekiç në kokë disa herë duke e lënë të vdekur në vend. Më pas e ka lënë trupin për tre ditë të fshehur në shtëpi me qëllim që të ngrinte gjaku e të mos mbeteshin shenja.
Pas tre ditësh e ka copëtuar dhe pasi e ka mbështjellë me batanije dhe i ka vendosur në një valixhe pjesët e trupit i ka hedhur në fshatin Daullas.
Shënim/ I kërkojnë ndjesë lexuesit për paraqitjen me detaje të ngjarjes çnjerëzore.
KOHA JONË SONDAZH

