Dëshmia: Mësuesi nga Divjaka e përdhunonte nxënësen pa nisur mësimi

Ngjarja e rëndë sot në Divjakë, ku mësuesi 62-vjeçar Demir Hoxha është arrestuar pas denoncimit se ka përdhunuar sistematikisht nxënësen e tij të mitur, tronditi banorët e kësaj zone, por edhe opinionin publik. Po kaq tronditëse janë edhe dëshmitë, ku një e afërme e të miturës së abuzuar nga mësuesi 62-­vjeçar ka rrëfyer  të tjera detaje tragjike të kësaj ngjarjeje.

Jetmira Kishto tha se nga rrëfimi që 12-­vjeçarja ka bërë para nënës së saj ka treguar se abuzimi ndodhte në mëngjes në orën 7:30, ndërsa rasti më i fundit kishte ndodhur para 5 ditësh, në datë 29.

“Vajza i tregoi të ëmës për abuzimin. Abuzimi ndodhte në mëngjes në orën 07:30. Abuzimi i fundit ndodhi këtë të premte në klasë. Gjithçka ndodhte në klasën ku bëhej mësim”, ka treguar e afërmja.

SHKARKO APP