Dëshmia për vrasjen e Ilda Dervishit/ Fëmija bërtiste “O babi jo, o babi mos”

Fqinjët e familjes Dervishi në rrugën e Qelqit në Kombinat e dinin se çifti kishte probleme, por askush nuk e kishte menduar se grindjet do të përfundonin me një vrasje. Admir Dervishi 29 vjeçar, punonjës i Gardës qëlloi për vdekje gruan e tij 28 vjeçare llda Dervishin. “ Ishte nëna e dy fëmijëve e djalit 5 vjeçar dhe vajzës 8 muajshe. Ua ç’qante ajo vajza”, thotë një nga fqinjët, që ka qarë kur ka treguar ngjarjen.

Një nga komshinjtë i cili tregon se e ka pare më nga afër ngjarjen, ka treguar:

“Ishte e tmerrshme. Iku e shkreta. Dëgjova  tre të shtëna. E fundit ishte pas gati një minute. Krimineli. Kujtova se vrau edhe veten. Fëmija bërtiste “O babi jo, o babi mos”. U dëgjuan të shtënat dhe të bërtiturat e fëmijës, nga kati i katërt deri në katin e parë ku jetoj unë. Dera do të ketë qenë e hapur se s’ka mundësi që të dëgjohen të qarat e fëmijës deri këtu”.

“Askush nuk flet për këtë moj vajzë e xhaxhit. Aty s’ndërhyn askush moj çupë e xhaxhit edhe unë ti di nuk ti them. Ata lumi që i mori… Ishte një vajzë shumë e mirë. Kisha respekt për të. Vinte gjithmonë te marketi im.  Ishte goxha vajze.  Nuk e di nga ishte. Gardisti është më origjinë nga Kalivaçi i Tepelenës – thotë shitësi i një marketi shumë afër pallatit ku banon çifti Dervishi./ Dritare.net

SHKARKO APP