Dëshmia tronditëse e gardistit: Gruaja më fyeu, ndaj e vrava

“Nuk doja ta vrisja, doja ta trembja dhe t’i qëlloja tek këmbët. Por ajo me ofendoi dhe me pas e qëllova”.

Kjo është deklarata tronditëse që dha para gjykatës, punonjësi i Gardës, Admir Dervishi, i cili vrau bashkëshorten e tij, nënë e dy fëmijëve, të hënën duke e qëlluar me pistoletë.

Ai tha para togave të zeza se, ditën e ngjarjes kishte pasur debate me gruan e tij, Ida Dervishin. Sipas tij, ajo ia kishte bllokuar derën dhe nuk e linte të dilte nga shtëpia. Për këtë arsye, ai tha se, ka nxjerrë armën duke e qëlluar.

Teksa në një intervistë, nëna e të ndjerës Ida Dervishi, tregoi se çifti kishte probleme prej kohësh. Feride Spahia, është shprehur se vajza e saj ishte kërcënuar nga i shoqi me vdekje. Kjo ishte arsyeja që ajo u kthye pranë tij edhe pse kishte marrë urdhër-mbrojtje nga gjykata në 2013-n.

“Fëmijët kanë vuajtur për bukë, goca ka shkuar ka tërhequr 10 mijë lekëshin tek banka, ka marrë çunin. Ai e ka kuptuar, sepse e ka parë që ka marrë kartën. Ka marrë ka shkruar një letër, mua në shtëpi më mungojnë 100 mijë lekë, ti këto lekë ia ke dhënë nënës tënde, më gjej lekët më patjetër, sepse ndryshe do të bëhet nami. Kjo ka ndodhur ditë përpara ngjarjes. Ajo i ka thënë se unë ty nuk të kam marrë lekë, asnjëherë. Unë të kam marrë lekë, të kam marrë kartën vetëm për të ushqyer fëmijët, edhe nga ajo më duket, një 30 mijë lekësh. Mami i thashë, ti kur i di këto gjëra përse ikën, kthehu. Ajo mu kthye dhe më tha: Mam, unë si këtu të ty, si atje unë jam e vdekur. Mami tha unë do shkoj, sepse më thotë se sa të bëhet çuni 7 vjeç unë do të ta marr”, ka dëshmuar ajo.

SHKARKO APP