Dëshmia tronditëse e nënës së Endri Mustafës: Djalin ma ka vra…

32-vjeçari Endri Mustafa u gjet më 14 maj të 2021 nga policia në zonën e Livadheve, i vrarë me gjashtë plumba, njëri prej të cilëve në gojë. Për këtë vrasje është arrestuar 15-vjeçari Ergys Malja. Shqiptarja.com publikon për herë të parë një pjesë së dëshmisë së nënës së viktimës, dëshmi e cila ndryshon pikëpamjen për ngjarjen e rëndë. Fahrije Mustafa nxjerr emra të tjerë, të cilët i akuzon se janë implikuar në vrasjen e të birit. Ajo thotë se djalin e saj e ka vrarë Edion Arazi, me nofkën “Coli”.

“Ergysi na ka ardhur në shtëpi dhe ka lyp kalin për Astmer Bilalin, se nji ky Ergys është shoku që hyn del natë-ditë ke Astmer Bilali. Djali jem nuk është marrë as me Ibrahim Licin as me Astmerin. Shokë i ka pas, por ka thënë gjithmonë, se unë nuk merem me ta.

Ka dalë djali jashtë, ka ndejt nja 10-15 minuta dhe i ka thanë nuses mi baj teshat gati se du me ik me Ergysin deri në Livadhe dhe për 10 minuta vij. Unë i thashë, mos moj nanë mos shko me të se të nxjerrë në pritë, se kush e di se ça të ka ba me nanën. Por djali m’u përgjigj se për 10 minuta vjen në shtëpi dhe ai nuk më erdhi më, s’më hapte celularin, ma ka qit djalin për paret, ma ka shuar shtëpinë, ah ça më ka bërë ky djalë. Ky është mostër i tan botës, njeri i poshtër që më ka marrë në qaf. Djali më tha nan mos u bëj merak se nuk jam vetëm se jam edhe me “Colin”. Unë tash e kam marrë vesh se “Coli” është Edison Arazi.

Ergys Arazi dhe Edison Arazi, janë shokët e Astmer Bilalit dhe kanë ndejt ditë-natë tek Astmer Bilali dhe aty është bërë gjurulldia. Kjo është meseleja që thoni se jo është Ibrahim Lici jo ai. Askërkush nuk është dhe unë këto gjëra i kam dhënë në deklaratën qysh në fillim. Edison Arazi ma ka nxjerrë djalin në pritë me Ergysin. Edison Arazi është që më vra djalin. Unë prej këtyre të dyve, kërkoj djalin me drejtësi”.

SHKARKO APP