Dëshmia tronditëse për vdekjen e elektriçistit: E vranë për së gjalli babain e dy fëmijëve (FOTO)
Për vdekjen e elektriçistit në Tropojë ditën e sotme ka reaguar edhe Sali Berisha. Sipas tij elektriçisti Fatjon Halil Hoxha ishte baba i dy fëmijëve.
Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital i cili është shprehur se elektriçisti ka vdekur pasi i kanë ndezur enegjinë teksa punonte.
REAGIMI:
Te dashur miq, sot ra ne krye te detyres ne Tropoje elektriçisti Fatjon Halil Hoxha, baba i dy femijeve.
Me kete rast shpreh nderimin tim te thelle per vepren e Fatjonit dhe solidaritetin e ngushellimet me te sinqerta familjes se te ndjerit, per ndarjen e parakohshme nga jeta te njeriut te tyre me te dashur.
Por ketu me poshte eshte mesazhi i nje qytetari dixhital, qe akuzon OSHEE per aksidentin tragjik qe i mori jeten Fatjonit, pra ne rast se kjo eshte e vertet kemi te bejme me nje vrasje shteterore (natyrisht pa dashje), per te cilen shteti duhet te pergjigjet. Lexoni mesazhin e tij. sb
“Z.Berisha
Fatjon Halil Hoxha, baba i dy fmijeve. Ky ka vdek sonte, ka qene duke punuar në shtyllën elektrike kur ja kan ndez dritat e kan kall për sgjalli. Kush përgjigjet për jetën e tij? Kush ja rrit fmin?” (J.V/Faxweb)

KOHA JONË SONDAZH

