“Dëshminë e skafeve të Tahirit e dhanë ata që e zhdëpën në Kryeministri”

Nga Sali Berisha

Fundi i turpshem i nje gangsteri me pushtet!

Skafi dhe fuoristrada e Tahirit perdoreshin nga Habilet por ishin me GPS nga partneret!

Intervisten e Zagamit ju a dorezuan mediave, ata qe e zhdepen ne kryeministri Sajmir Shullazin!!

Pervec mega aferes shume milionshe te Metes, nje mega afere tjeter ne trafikun e droges te kushurinjve, skafit dhe fuoristrades se Saimir Shullazit, ka shperthyer fuqishem keto dy dite ne media

Ish shefi i antitrafikut Zagami, i arrestuar para 6 muajve me akuza te montuara per spiunim per nje vend mik, ku me nje deshmi rrenqethese tregon se shkaku i vetem i arrestimit ishte ndjekja me vendosmeri nga ana e tij e grupit te trafikanteve, kushurinjve te pare te Tahirit, Habilaj, te cilet duke perdorur per ne Itali dhe Greqi skafin dhe fuoristraden e kushuririt Minister trafikant, çanin çdo kontroll policor dhe kufitar si dhe benin te gjitha emerimet ne anti trafikun e Vlores.

Prej kohesh une kam denoncuar ne parlament skafo-ministrin dhe perdorimin e skafit te tij personal per trafik droge nga tezaket qe gjoja e kishin ne roje. Reagimi i Sajmir Shullazit ne parlament ishte i denje per nje halabak ordiner.

E verteta vonon por nuk harron! Tani jane ata, te cilet e zhdepen per qellime te tyre Tahirin ne kryeministri, qe kane dorezuar ne media tashme jo akuzat e mia por deshmine tronditese te njerit prej oficereve me te afte te antitrafikut ne Shqiperi. Ky eshte fundi i turpshem i nje gangsteri me pushtet, prindrit e te cilit u arrestuan per kontrabande ilacesh ndersa me tezaket e tij udheheq trafikun e Vlores dhe e shnderron qytetin ne portin kryesor te trafiqeve ne rajon!!

SHKARKO APP