Dëshmitari i fundit i Kumanovës, tregon rolin e Ali Ahmetit?

 

Këtë dëshmi e sjell XhezairShaqiri – KomandantHoxha…
Cili ishte roli ndërmjetësues i Ali Ahmetit me këtë grup në Kumanovë? Flet dëshmitari i vetëm i mbetur në liri nga përleshjet e armatosura në Kumanovë….

Njëri nga pjesëtarët e Grupit të Armatosur, Sulejman Osmani, i njohur si “Sula”, i cili ka qenë pjesëmarrës në betejën e Kumanovës, por që deklaron se ka arritur t’ju ikë policisë maqedonase pas dorëzimit të grupit, ai ka folur për këtë rast ku sipas tij ka qenë i përfshirë në ndërmjetësim mes policisë dhe grupit Ali Ahmeti lideri i BDI-së, dhe deputeti Artan Grubi. 

Xhezair Shaqiri – Komandant Hoxha vjen me një dëshmi ekskluzive nga ky takim mes tij dhe Komandant Sula. Me ç’rast ai thotë se me shumë vështirësi sot ka arritur ta takojë dëshmitarin e vetëm të gjallë nga incidenti i armatosur në Kumanovë, e ai është Komandant Sula

“Diku në malet e Karadakut në territorin e Maqedonisë me vështirësi të madhe e takova dëshmitarin e vetëm të luftërave te Lagjja e Trimave në Kumanovë –Komandant Sula. Ndëgjoni me vëmendje deklaratën e tij se si ka ndodh dorëzimi i ushtarëve tek policia maqedonase me ndërmjetësimin e Ali Ahmetit”, – thekosn Xhezair Shaqiri – Komandant Hoxha, duke e sjellë edhe dëshminë e mëposhtme, që thotë se e ke incizuar me dëshmitarin e fundit të rastit të Kumanovës –Komandant Sulën.

Në audio-videon më lart mund të gjeni se çfarë thotë Komandant Sula, në bisedën me Komandant Hoxhën (dëshmi e siguruar nga ky i fundit), për aksionin policor në Kumanovë dhe Ali Ahmetin liderin e BDI-së. /albeu.com/

SHKARKO APP