Dëshmitari i ndërtimit të pallatit në Thumanë: Llaçi u bë me mbeturina. Krimi ka filluar që në ndërtim

Dëshmitari i ndërtimit të pallatit në Thumanë, i cili u shemb nga tërmeti i 26 nënëtorit ka rrëfyer se pallati është ndërtuar me mbeturina.

I ftuar në studion e emisionit 360 gradë, Mark Alija tha se krimi ka filluar që në ndërtim.

“Krimi aty ka filluar qysh në ndërtim, ato janë bërë me materiale jashtë përdorimit. Me materiale çfarë tepronin. Llaci vinte nga mbeturinat e Krujës, nga mbeturinat e gëlqeres. Llaci përgatitej me rërën e detit. Çimentoja merrej në Krujë, por cilësia e parë shkonte për bunker jo për banesa. Ata vetëm që i ka mbajtur zoti në këmbë se do ishin rrëzuar me kohë”, tha Mark Alija.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Dëshmitari i pallatit në Thumanë: Llaçi u bë me mbeturina

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?