“Dëshmitari” shqiptar që u bë bashkëpunëtor i mashtrimeve të “News of the World”

“Rëmbimin i Victorias – e kemi ndaluar krimin e shekullit”, ishte historia 7 faqësheekskluzive e tabloidit News of The World.

Në nëntor 2002 tabloidi tha se parandaloi rrembimin e gruas së David Beckham dhe dy djemve të saj. Organizatori i aksionit të rremë ishte kosovari Florim Gashi. Në emisionin investigativ të BBC Panorama, Gashi ka folur se si ka shpikur gjithçka për të marrë para nga gazetari i njohur si sheiku i rremë, Mazher Mahmood. “Gjithçka ishte gënjeshtër. Unë e bëra për para”, ka thënë kosovari Gashi për BBC duke mos pranuar të shfaqë fytyrën. Gazeta e kishte ditur që gjithçka ishte një mashtrim, por e kishte paraqitur si suksesin e saj të madh duke marrë falënderimet e familjes së njohur Beckham. Disa anëtarë të bandës fiktive u dënuan me nga 7 muaj burg, por gjyqi dështoi kur dëshmia e Gashit nuk iu duk e besueshme Gjykatës. Më vonë, Gashi do të tregonte se gjithçka ishte një trillim.

Kriminel i dënuar, Gashi ka bashkëpunuar në së paku 4 raste, kur bashkë me Mazher Mahmood kishte vënë njerëz të ndryshëm në kurthe për të prodhuar storje ekskluzive për News of the World. Në një rast, sipas Guardian Gashi e kishte mashtruar një shtetas shqiptar, Besnik Qema, duke bërë që atij t’i shitet kokainë dhe Mahmud ta realizojë historine për imigrantin trafikant të drogës. “Panorama” e BBC ka ekspozuar gazetarin Mazher Mahmood që ka mashtruar dhjetra të famshëm e njerëz të zakonshëm, duke bërë që me raportimet e tij disa të vuajnë burg. Për raportimet e tij të rrejshme, Mahmud ka fituar një seri çmimesh gazetareske, por fytyra e tij nuk është parë kurrë deri në publikimin e emisionit. Kosovari, bashkëpunëtor  i mashtrimeve të News of the World Mahmud ka punuar në News of The World nga viti 1991 deri në vitin 2011, kur gazeta e Murdoch u detyrua të mbyllet turpshëm për shkak të skandalit të përgjimit të telefonatave të viktimave të ndryshme. Pasi kaloi në Sun of Sunday, Mahmud mashtroi këngëtaren e famshme greko-britanike, Tulisa Constostavlos duke i shitur drogë. Gjyqi kundër saj dështoi kur Gjykata vendosi që Mahumd kishte gënjyer nën betim dhe e kishte detyruar një dëshmitar ta ndërrojë dëshminë. Mahmud është pezulluar që nga ajo kohë, por pas publikimit të emisionit janë shtuar thirrjet që ai të gjykohet për krimet e tij. Florim Gashi pritet të jetë një nga dëshmitarët kyç./

Gazeta Express

SHKARKO APP