Dëshmitari Y dhe Babolia

Nga Ylli Dylgjeri – 

Jam në Vlorë. Sapo mbrrita dje psonisa në dyqanet rreth kulaçit. Mes ushqimeve që bleva, shitësja me propozoi të blej dhe një ëmbelsirë tradite. Embelsira quhej Paçavure. Edhe pse ka tera javen qe Vlora po na mban me paçavure ne Tirane, prap s’mu ndejt.

Ta provoj ! – thashë . Qenkerka ëmbelsire! Nuk kisha degjuar e provuar ndonjehere. Më thonë se është specialitet vlonjat. Ehhhhh, pasi e shijove ne darke, me la tere naten ne banje. Edhe ketu, si gjithe andej, kontrolli ushqimor është i paparë.
U zgjova i lodhur. Hap telefonin e shoh:
Kanina 22 grade- thotë Weather. Dola te kafja-lloto në pedonalen e bukur. Porosita kafene e po shihja ekranet e mëdhenj të TV-ve. Edhe këtu, me mëngjez, ishte shtruar muhabeti për Babolen. Një mik që më njohu ma hodhi lapçe:
Po ti ketu? Babolja ne Tirane e ti ne Vlore!
Une jam deshmitari Y- ja pres.
Çkemi?
Po ç’të kemi a i vrare..? Vlora është ndarë edhe këtë here në dysh. Një pjesë janë me Babolen
e nje pjese me Badolen…!
Mos fol ashtu, i them. Vlora është e mençur!
Ehh thotë, këtu ke kjo lloto, kjo histori është kuotuar ne skedinë:
X-për Babolen dhe 2-sh- per Shtetin.
Ti per ke do e vesh?
2-sh, per Shtetin patjeter – i them.
Qyfyre në Vlore. Po i lemë prapë lekët me drogen. Tani me baste edhe per Babolen.
Keshtu shkoj kafja emengjezit.
Tani, mirëupafshim. Po dal në diell.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?