Dëshmitë dhe përgjimet zbardhin vrasjen e çiftit Pasho, fqinjët: Kemi parë Elonën me valixhet

Hetuesit në Firenze kanë marrë dëshmi të rëndësishme për zbardhjen e vrasjes së çiftit Pasho. Sipas tyre rezulton se i biri Taulanti dhe ish e dashura e tij Elona Kalesha tashmë e arrestuar, dyshohet se janë të implikuar në këtë krim. Prokurorët kanë marrë përgjime dhe dëshmi të rëndësishme për zbulimin e autorëve.

Sipas thënieve të fqinjëve të familjes Pasho, pak ditë pas zhdukjes së tyre, ështe parë një vajzë shqiptare me karakteristikat fizike të Elonës.

Ajo ka dalë nga apartamenti në lagjen Novoli, duke mbajtur dy valixhe, prej të cilave rridhte lëng në ngjyrë të kuqe.

Apartamenti në fjalë është vënë nën sekuestrim nga autoritetet gjyqësore e pritet të kryhet analizimi teknik nga ana e policisë shkencore, ku do të kërkohen gjurmë gjaku apo biologjike të çiftit të Pasho.

Elona Kalesha u arrestua nga policia ditën e martë ndërkohë që në pamje po shihni momentet e kontrollit në banesën ku mendohet se kanë dalë të vdekur bashkëshortët Pasho.

Një tjetër fakt i rëndësishëm për hetimin është se në datën 9 nëntor 2015, 7 ditë pas zhdukjes së çiftit Pasho, rezulton se djali i tyre Taulanti, shkoi për një vizitë mjekësore në spital. Në regjistrin mjekësor, thuhet se ai kishte goditur makinën atë ditë për shkak të marramendjes, por se nuk i kujtohej se çfarë kishte bërë gjatë gjithë ditës.

Kjo dëshmi është kontraditore pasi rezulton se Taulanti nuk vuan nga humbja e kujtesës. Nën sekuestrim  është vënë dhe apartamenti në afërsi të burgut të Solleccianos ku jetonin dikur Elona së bashku me Taulantin, roli i të cilit mbetet ende për tu qartësuar.

Për motivet e vrasjes, prokuroria ka bindjes se lidhen me shumën prej rreth 40 mijë euro që çifti Pasho posedonte. Autoritetet italiane kanë edhe dy të dyshuar kryesorë si autorë në vrasjen e çiftit, identiteti i të cilëve nuk bëhet publik.

Dy trupat e pajetë të Teuta dhe Shpëtim Pashos u gjetën të copëtuar në katër valixhe vetëm pak ditë më pare në një zonë të pyllëzuar. /abcnews.al

SHKARKO APP