Dëshmorët e Atdheut nuk harrohen, përkujtohen në Letoni

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka shpërndarë një foto nga kampi Adazi në Letoni, ku edhe humbën jetën dy ushtarakët shqiptarë. Në ditën e dëshmorëve në Letoni, në kamp u nderuan edhe dëshmorët shqiptarë major Klodian Tanushi dhe nëntetar Zarife Hasanaj, të cilët humbën jetën nga shpërthimi i një predhe gjatë stërvitjes së tyre. ”Në Camp Adazi u nderuan edhe dëshmorët tanë major Klodian Tanushi dhe nëntetar Zarife Hasanaj. Lavdi përjetë”. Më 6 maj në kampin e NATO-s në Letoni gjatë një seancë stërvitore shpërtheu një minë. Si pasojë e shpërthimit humbi jetën në vend nëntetarja Zarife Hasanajdhe u plagos rëndë major Klodian Tanushi. I plagosur mbeti edhe nëntetari Julian Kapaj. Katër ditë më pas, humbi jetën edhe major Tanushi, i cili nuk i mbijetoi dot plagëve të marrë. Dy ushtarakët e vrarë u nderuan me titullin “Dëshmor i atdheut”.

SHKARKO APP