Dështimi i aksionit “Fundi i marrëzisë” i Qeverisë

 

Deshtoi me turp ky aksion. Aksioni policor kundër lojërave të fatit, që mori emrin “Fundi i Marrëzisë”, i nisur me shumë bujë në tetor të vitit 2013, ka mbyllur vetëm 25 biznese. Rreth 6 mijë efektivë të policisë u angazhuan në mbarë vendin për të luftuar informalitetin dhe në atë kohë u deklarua zyrtarisht se u mbyllën më shumë se 1 mijë biznese. Por shifrat tregojnë se aksioni mbetet shumë larg suksesit dhe se nuk ka arritur qëllimin për të cilin u shpall me zhurmë nga qeveria dhe kryeministri Rama. Shifrat tregojnë se informaliteti në këtë sektor vijon të mbetet i lartë. I përkthyer në përqindje, nga aksioni u tkurr vetëm 3.8 % e tregut. “Sipas të dhënave të INSTAT të azhurnuara në Regjistrin e Ndërmarrjeve 2014 mësohet se, 25 biznese të fushës e kanë mbyllur aktivitetin vitin që shkoi. Në fund të vitit 2014 kanë rezultuar aktive 624 ndërmarrje nga 649 të tilla në vitin 2013”, raporton revista Monitor. Kryeministri Rama i pati në qendër të fushatës së tij elektorale të vitit 2013 lojërat e fatit dhe ato të basteve sportive. Ai kritikoi vazhdimisht dhënien e lejeve të tyre për t’u hapur në qendra të banuara. Sot bizneset e lojërave të fatit, kazinotë apo bastet sportive janë po aq të përhapura në qytetet shqiptare. Mjaft prej tyre kanë ndryshuar vetëm logot, në krahasim me vitin 2013.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?