Dështimi i negociatave, kandidati Bogdani: Jo lajm i mirë, por besoj te baza demokrate
Lajm jo të mirë e quan ish-deputeti Gerti Bogdani, dështimin e negociatave brenda PD, por ai ka besim te demokratët në bazë të cilët për të do bëhen bashkë në këto zgjedhje. Kandidati demokrat për primaret për zgjedhjet e 14 majit për bashkinë e Tiranës, thotë edhe se kjo çështje shkon përtej interesave të PD-së.
“Nuk është aspak lajm i mirë. Kjo çështje është bërë telenovelë dhe e ka lodhur publikun dhe demokratët. Por pavarësisht se ç’ndodh në kupolën e PD, unë besoj se demokratët në bazë do të jenë bashkë në fushatën e ardhshme elektorale, në varësi të kandidatit, se kjo çështje shkon përtej interesave të PD, është çështje e interesit të qytetit”.
Për Bogdanin dështimi i negociatave mes grupimit të Alibeaj dhe Berishës, nuk ndikon në garën e brendshme dhe primaret, por ka impakt në garën përballë Veliajt. Edhe këtu ai shpëtimin e sheh te baza.