Dështimi i negociatave, Minxhozi: Qeveria duhet të bënte “Mea Culpa” para shqiptarëve

“Qeveria shqiptare duhet të kishte bërë një “mea culpa” formale pas kthimit nga Brukseli”. Kështu deklaron analisti Skënder Minxhozi. I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në “News24” theksoi se qeveria duhet të kishte ndjekur të njëjtën skemë si Maqedonia e Veriut, për të cilën u votua kundër çeljes së negociatave në BE, ashtu si edhe për Shqipërinë.

Minxhozi pohoi se për këtë çështje ka dy lista me gabime, ato shqiptaro-maqedonase dhe ato të nuk janë të këtyre dy vendeve.

“Nuk e kemi kulturën e pranimit të gabimit. Do thoja se ka një listë shkaqesh që janë të Europës në rrëzimin e dy vendeve por ka dhe një listë shqiptaro-maqedonase, që komunikojnë me listën e parë. Siç u tha me të drejtë, mbetja jashtë e Maqedonisë së Veriut, për arsye politike, kjo e kamuflon problemin. Macron dhe Merkel kanë një problem të mbarur mes tyre, ky presidenti francez e ka vuajtur këtë. Për mbrojtjen e përbashkët, apo euron. Janë disa ide që Macron i ka hedhur dhe që pala gjermane s’po i pranon. Europa është organizëm i gjallë që ndryshon. Ne mendojmë se ajo është statike dhe pasi bëjmë detyrat e shtëpisë shkojmë aty. Kjo tregon se dhe Europa lëviz në bazë të interesave. Pala shqiptare duhet të kishte bërë një ‘mea cupla’ formale siç bëri Zaev, për shkak të mos hapjes të negociatave. Një shtet dhe një qeveri që se merr hapjen e negociatave duhet të thotë para popullit; ‘Më falni’. Kemi një opozitë që na çoi në derexhenë e një vendi afrikan. Unë besoj se është faktor që na ka prishur imazhet, ku Tirana dilte në flakë dhe sulmohej Kryeministria”, tha Minxhozi.

Për Minxhozin vendi ndodhet në një krizë të thellë politike, që lidhet me mungesën totale të dialogut dhe garës politike të momentit.

“Dialogu dhe gara janë baza e demokracie, në të kundërt jemi në epokën e hiçit. Kemi dy shembuj një Kosovë që ka bere 3 pale zgjedhje në kaq pa vite shtet i pavarur dhe nuk i ka problem e tabu zgjedhjet e parakohshme dhe Maqedoninë e Veriut ku liderët e partive politike ulen me presidentin dhe diskutojnë si njerëz. Asnjëra nga te dyja nuk ndodh ne Shqipëri. Të dy palët kanë faje.”.

SHKARKO APP