Dështimi me negociatat, Bregu: Vendim në kurriz të qytetarëve
Pas refuzimit për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ka reaguar edhe Majlinda Bregu, sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal. Ish-ministrja e Integrimit falënderon të gjitha ata që ishin në favor të hapjes së negociatave, ndërsa thekson se ky vendim është në kurriz të qytetarëve të thjeshtë. ”Faleminderit të gjithë atyre që ishin në favor të hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si dhe për të gjithë ata që ndër vite kanë punuar shumë, për avancimin e axhendës europiane. Keqardhje për mungesën e vendimit pozitiv në #EUCO. E trishtuar të shoh se sa nga historia e Ballkanit harrohet, proceset ngatërrohen e koha e duhur s’është kurrë dhe akoma mendojnë se ky proces dëmton elitat. JO-ja është thjesht në kurriz të qytetarëve të thjeshtë të cilët do të ndjehen edhe më të braktisur e të pafuqishëm për të ndryshuar realitetin e tyre! E shqetësuar se si ky vendim do të formësojë dialogun, reformat, bashkëpunimin”.