Dështimi me negociatat, “raundi i dytë” në dhjetor?

Nuk ka ”PO” për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kompromisi mes liderëve të BE-së dhe krerëve të shteteve anëtare nuk ishte i mundur për shkak të Francës.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron kërkoi që procesi i zgjerimit të stopohet pa afat deri në reformimin e thellë të tij. Përveç Francës, edhe Holanda ishte kundër çeljes së negociatave me Shqipërinë. Për Maqedoninë e Veriut, kryeministri Mark Rut kishte një tjetër qasje dhe kërkoi të veçohej në procesin e integrimit. Kjo kërkesë e tij u kundërshtua nga liderët dhe shtetet e tjera anëtare të BE-së.

”Politico.eu”, thotë se bisedimet janë ndërprerë por Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk pritet që të njoftojë se do të ketë një takim të dytë në dhjetor, ku liderët do t’i rikthehen çështjes së zgjerimit. Edhe pasuesi i tij në këtë detyrë, Charles Michel, citohet të ketë thënë se ”është i gatshëm të merret me këtë çështje”, në dhjetor, sipas një burimi diplomatik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?