Dështojnë votimet njëpartiake. Pjesëmarrja 32% më pak se para katër viteve
KQZ-ja ka publikuar shifrat paraprake të rezultateve të votimeve, ku rezulton se deri në orën 18:00 kanë ‘shkundur’ votën vetëm 18% e shqiptarëve, krahasuar me 50,5% të zgjedhjeve lokale 2015-ës.
Statistikat tregojnë se qytetarët kanë refuzuar zgjedhjet një partiake, pa opozitës, pavarësisht presioneve, shantazheve dhe tentativave të komisionerëve të PS për të mbushur fiktivisht kutitë e votimit.
Në Tiranë, pjesëmarrja llogaritet nga 15-17%, larg shifrave të zgjedhjeve të kaluara ku votuan mbi 50%.
Në Durrës vetëm 8%, ose e thënë ndryshe 38% më pak se zgjedhjet e fundit.
Në Shkodër, llogariten vetëm 13%, shumë larg 47%, kur u zgjodh Voltana Ademi përballë Keti Bezhdarit.
PS mund të ngushëllohet disi me pjesëmarrjen e qytetarëve të Korçës (23%) dhe Gjirokastrës (22,6%) dhe Elbasanit (18%) edhe pse nuk mund të krahasohen me 48%, 48% dhe 49% të para katër viteve.
Shifra më e ulët e përllogaritet rezulton të jetë regjistruar në Kamzë, me 6 %, ndërsa në 2015-ën, ‘rekordin’ e mbante Vlora me 36.8%.
Pavaresisht vendimit te nderkombetareve, nese do t’i certifikojne votimet, qytetaret shqiptare i dhane nje leksion demokracie mazhorances socialiste, se pa pluralizem politik, nuk ka progres.
KOHA JONË SONDAZH

