Dështon grabitja e bankës në Korçë, plagoset roja, prangoset autori

Një përpjekje e dështuar për të grabitur filialin e një banke çoi autorin e ngjarjes në prangat e policisë së Korçës. Personi i armatosur dhe i maskuar mësohet se hyri në selinë e bankës, por ka hasur në rezistencën e rojës së sigurisë.  Përleshja mes tyre është mbyllur me rojën, që ka neutralizuar autorin e grabitjes, por ka marrë disa plagë të lehta në trup.  Ndërkohë personi që tentoi të vidhte bankën pas ngjarjes i është dorëzuar forcave të policisë, të cilat e kanë identifikuar atë si shtetasin Artan Tole.  Roja që mbeti i lënduar nga kjo ngjarje është dërguar për të marrë mjekimin e nevojshëm në spital, ku pas ndihmës së parë mësohet se ai nuk paraqitet asnjë rrezik për jetën. bëjnë të ditur autoritetet lokale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?