Dështon hapja e shkollës, tërhiqen materialet zgjedhore
Materialet zgjedhore kthehen mbrapsht nga shkolla “Jordan Misja”, pasi nuk u bë e mundur hapja e derës së shkollës. Materialet zgjedhore do të transferohen në një vend tjetër.
Thyhet urdhri i Ademit
Thyhet urdhri i kryebashkiakes, Voltana Ademi, lidhur me bllokimin e shkollave për zgjedhjet. Në Shkodër ka nisur hapja e shkollave. E para që ka hapur dyert ka qenë shkolla profesionale pyjore “Kolë Margjini” në të cilën janë futur materialet zgjedhore për ditën e nesërme, ku edhe do të votohet. Aktualisht në Shkodër vijojnë të jenë të kyçura me zinxhirë shumica e institucioneve nën varësinë e Bashkisë, e cila më herët ka deklaruar se nuk do të ofrojë asnjë ambient për procesin që e cilëson të paligjshëm pas dekretit të presidentit. Raportohet se materialet zgjedhore nga shkolla profesionale “Arben Broci” e caktuar si KZAZ po shpërndahen edhe drejt shkollave të tjera.
KOHA JONË SONDAZH

