Dështon sërish gjyqi ndaj Shullazit në Apel, ja ç’po ndodh

Shtyhet për të disatën herë seanca në Gjykatën e Apelit për Emiljano Shullazin dhe 4 të pandehurve të tjerë.

“BalkanWeb” mëson se mos plotësimi i trupës gjykuese u bë shkak për një tjetër seancë të dështuar të gjyqit ndaj Emiljano Shullazit dhe grupit në Apelin e Krimeve të Rënda.

Trupa ka mbetur me dy anëtarë pasi në 15.6.2019 është pranuar kërkesa e Shullazit për përjashtimin nga gjykimi të gjyqtares Saida Dollani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Apeli ka vënë në dijeni KLGj-në dhe i ka kërkuar delegimin e një gjyqtari, por deri sot nuk ka asnjë përgjigje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër, i pandehuri Gilmando Dani i kërkoi gjyqtares Albana Boksi të dorëhiqet nga çështja, pasi sipas tij është në konflikt interesi. Seanca u shty për në 25 qershor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?