Dështon sërish kapja e Talo Çelës, por arrestohet njeriu që e strehonte
Një tjetër operacioni i Policisë së Elbasanit dhe Forcave Speciale për kapjen e të shumëkërkuarit Talo Çela, ka dështuar. Policia e Elbasanit tha për ”Abc News”, se i arrestuari i ditës së sotme Aqif Bezati, prej një muaji mbahej nën përgjim, pasi dyshohej se në pronat e tij fshihej Çela.
Policia në rrugë informative kishte marrë informacion se në banesën e Bezatit strehohej Çela, por në momentin që është ndërhyrë dhe ushtruar kontroll nuk ëhstë gjetur asnjë gjurmë e të shumëkërkuarit.
Me arrestimin e Aqif Bezatit është ngushtuar shtegu i vendeve ku dyshohet se fshihet dhe strehohet i shumëkërkuari Talo Çela.