Dështon zgjedhja e kancelarit në Gjermani. Bundestagu nuk i jep votat Merz

Friedrich Merz ka dështuar të zgjidhet kancelar i Gjermanisë në raundin e parë të votimit në Bundestag, duke marrë vetëm 310 vota nga 316 që i nevojiteshin për të siguruar shumicën absolute.

Sipas mediave gjermane, ky është një zhvillim i paprecedentë në historinë e Republikës Federale, ndërsa seanca është shtyrë për të lejuar konsultimet mes grupeve parlamentare mbi hapat e mëtejshëm.

Për t’u zgjedhur kancelar në raundin e parë, kandidati duhet të marrë më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Bundestagut. Nëse kjo nuk ndodh, organizohet një raund i dytë brenda 14 ditësh. Dështimi edhe në këtë raund do të çonte vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo situatë vjen pavarësisht se vetëm një ditë më parë, aleanca konservatore CDU/CSU e udhëhequr nga Merz nënshkroi një marrëveshje koalicioni me Partinë Socialdemokrate (SPD). Dy forcat politike së bashku numërojnë 328 deputetë në parlament, çka teorikisht duhej të siguronte fitoren e Merzit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Partnerët e koalicionit janë zotuar për një agjendë që përfshin rimëkëmbjen ekonomike dhe rindërtimin e ushtrisë gjermane. Megjithatë, rezultati i sotëm hedh dyshime mbi kohezionin dhe besueshmërinë e marrëveshjes së re qeverisëse.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?