Dështuan negociatat me Berishën? Bardhi lë të nënkuptohet se do të ketë ende diskutime

Negociatat mes dy grupeve të Partisë Demokratike nuk kanë përfunduar sot, edhe pse u pa një finale e PD-së të përçarë për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.

Deputeti Gazment Bardhi ka kërkuar që të mblidhet me deputetët në degën numër 7 të Partisë Demokratike në Tiranë. Në rendin e ditës, sipas njoftimit të shpërndarë nga i mandatuari i Enkelejd Alibeajt, janë diskutime në lidhje me vendimet që do të merren prej tyre për bashkimin ose jo me PD-në zyrtare, të drejtuar nga kryedemokrati Sali Berisha.

Alibeaj lajmëroi se kishte ndërprerë çdo negociatë me grupin e Berishës, pasi sipas tij, këta të fundit ishin ulur në bisedime me dy kushte: Njohjen e primareve dhe të lidershipit të Berishës.

Por nga selia blu, Sali Berisha i paralajmëroi kur u tha se ”i kishin bërë llogaritë gabim”, ndërsa i mandatuari i PD-së, Edi Paloka tha se pas Alibeajt sheh hijen e kryeministrit Edi Rama.

SHKARKO APP