Destabilizimi i vendit, Meta takohet me Tahirin

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është takuar me kryetarin e Parlamentit, Ilir Meta në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, pak momente mw parw.

Një ditë më parë Meta është takuar me Presidentin Bujar Nishani dhe kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Takimi i radhws mes Metws dhe ministrit Tahiri vjen dy ditë pas letrës së kreut të Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho.

Në një letër të publikuar dy ditë më parë, Braho paralajmëron për një destabiliteti politik të vendit. Deputeti i LSI-së mësohet se në letër akuzon si pjesë të këtij skenari destabilizues ish-ministrin e Energjitikës, Dritan Prifti dhe ish-deputetin socialist, Tom Doshi.

 

Sipas Brahos, disponohen prova se ata kanë ushtruar presion mbi bashkëshorten e Katriot Ismailajt në mënyrë që ky i fundit të dëshmojë në procesin gjyqësor kundra Ilir Metës.

SHKARKO APP